Futboll Kategoria Superiore Sport

I “SHKEL SYRIN” PARTIZANIT/ Asani: Nuk e kuptoni sa e rëndë është fanella nëse se keni veshur (FOTO)

Partizani nuk po kalon një moment aspak të mirë duke arritur të grumbullojë vetëm 5 pikë pas 7 ndeshjesh në kampionat.

Në situata të tilla, nuk mund të mungonte mbështetja e lojtarëve që kanë shkëlqyer tek të kuqtë. Njëri prej tyre është Jasir Asani. 26-vjeçari kaloi katër sezone te Partizani duke qenë një ndër lojtarët më të mirë.

Sulmuesi nuk ka nguruar t’i mbështesë ‘’demat’’ me një postim në rrjetet sociale duke postuar një foto me fanellën e Partizanit me mbishkrimin: ‘’Fanellën e Partizanit nëse nuk e ke vesh nuk mund ta kuptosh sa e rëndë është’’.

Një dedikim mjaft i bukur nga ana e Asanit i cili është përfolur shumë për një rikthim te ‘’demat’’ në janar. Aktualisht, 26-vjeçari luan për skuadrën hungareze të Kisvardës ku nuk po arrin të gjejë shumë hapësira, por në tre ndeshjet e fundit është bërë protagonist me gol dhe asist.

Related posts

U THA SE DO TË LARGOHET NGA JUVENTUS/ Dybala merr vendimin për të ardhmen e tij

Delo.autor

PLAS NË ANGLI/ Xherdan Shaqiri nuk ndalet, këtë herë vë në lojë Gary Neville (FOTO)

Isa.Autor

AKORDI DORTMUND-HAALAND/ Merret vendimi për të ardhmen e sulmuesit norvegjez…

Delo.autor

Leave a Comment