Futboll La Liga Sport

DANI ALVES SYNON RIKTHIMIN TEK BARCELONA/ La Liga nuk e lejon, fjalën e fundit do ta thotë trajneri Xavi

Dani Alves nuk resht së vetofruari Barcelonës, për ta vazhduar aty karrierën e tij në moshën 38-vjeçare me synimin për të arritur formën optimale dhe luajtur në Botërorin e Katarit, i cili do të zhvillohet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor 2022. Megjithatë, në këtë çështje do të jetë Xavi Hernández, ai që do të thotë fjalën e fundit për një “inkorporim” të mundshëm të tij gjatë merkatos së dimrit.

Rikthimi i futbollistit më të suksesshëm në histori dhe kampionit olimpik në Lojërat Olimpike të fundit të Tokios nuk mendohet në parim nga pjesa sportive e klubit, nisur nga mosha e tij dhe konteksti i rigjenerimit të skuadrës.

Megjithatë, përballë nevojës për të përmirësuar skuadrën dhe për ta balancuar atë, qoftë edhe në një afat të shkurtër, dera e një rikthimi për Alves mbetet e hapur. Ai është pa ekip që nga fillimi i shtatorit, pas ndërprerjes së kontratës me Sao Paulo. Joan Laporta tha të hënën në prezantimin e Xavi se mbrojtësi ishte ofruar vullnetarisht.

Nevoja në krahun e djathtë, ku Emerson mbërriti këtë verë për t’u transferuar te Tottenham më 31 gusht, e mban të gjallë opsionin e Alves, edhe pse pa qenë prioritet. Xavi, i cili mori shembull veteranët e skuadrës për t’i udhëhequr shpirtërisht të rinjtë, mund të shohë edhe te Dani një referencë në këtë drejtim.

Related posts

Milani shfaq interes për Berardin e Sassuolos dhe Ki Sung-Yueng e Swansea

Sadik.Autor

Mario Gomez kritika Löw: Jam i çuditur, unë do ta merrja atë në Botëror

Sadik.Autor

SYNOJNË PËRFORCIMET NË JANAR/ Milan nis kontaktet e para me Barcelonën për mbrojtësin…

Delo.autor

Leave a Comment