Futboll Sport

KANE SI RUMMENIGGE/ Ja hera e fundit kur Shqipëria pësonte pesë gola në pjesën e parë…

Pjesa e parë ndaj Anglisë ishte një katastrofë për Kombëtaren tonë u “3 Luanët” nuk dinin të ndaleshin duke shënuar plot 5 herë në portën e mbrojtur nga Tomas Strakosha.

Lojtari më i mirë për anglezët në pjesën e parë ishte ylli i Totenhemit, Herri Kejn që shënoi plot 3 herë në harkun kohor të 27 minutave. Për një disfatë të tillë duhet të kthehemi pas 40 vite, kur Gjermania na poshtëronte më rezultatin 8-0.

Pjesa e parë në atë sfidë ishte identike me gjermanët që na shënonin 5 herë, ku legjenda Rumenige shënonte 3 herë në portën e mbrojtur nga Perlat Musta.

Rumeninge hapte siparin e golave duke shënuar pas 5 minutash lojë, për të dyfishuar në të 19-të dhe plotësonte tripletën në minutën e 43-të. Një fotokopje sfida e sotme krahasuar me atë të 40 viteve më parë duke sjellë një situatë aspak të këndshme për tifozët tanë.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Gati 7 muaj pas dëmtimit në gju, Mendy kthehet në skuadrën e City-t

Sadik.Autor

Kontrata e Ribery skadon në fund të sezonit, por sulmuesi ka një qëllim

Q.Autor

“MA BO HALLALL, PO DO KTHEHEM NË TIRANË”/ Zbulohet mesazhi i Kërcikut për Kapllanajn ne 2 të natës

Delo.autor

Leave a Comment