Futboll

Vertonghen: Ne, pa eksperiencë? Juventus nuk fiton në Champions

Tottenham-Juventus po vazhdon të luhet jashtë fushe. Pas akuzave të trajnerit Pochettino, kanë ardhur fjalët e Jan Vertonghen, të cilit nuk i kanë pëlqyer deklratatat e bëra nga Giorgio Chiellini pas ndeshjes në “Wembley”:

“Ne, pa eksperiencë? Ndoshta, por ata nuk e fitojnë Champions League prej shumë kohësh, ndërsa Barcelona dhe shumë skuadra të tjera siç duam të luajmë ne e fitojnë. Kanë fituar shumë tituj në Itali dhe janë rregullisht në Champions. Janë një skuadër e madhe, por nuk kanë stilin që na pëlqen ne”, ka thënë mbrojtësi i Tottenham.

Ndërsa këto kanë qenë fjalët e Chiellini-t: “Kjo është historia e Tottenham. Ata luajnë gjithmonë mirë, krijojnë shumë dhe shënojnë. Por në momentin më të bukur, në momentin e së vërtetës, i mungon diçka për të arritur objektivin. Kjo është histori, ne i besojmë historisë”.

Related posts

Gilman Lika: E rëndësishme është fitorja, nuk e kam pishman penalltinë

Q.Autor

Çudia në Japoni, 50-vjeçari Miura rinovon kontratën me Yokohaman

Q.Autor

INTER-JUVENTUS/ Brozovic regjisor “alla Pirlo”, Chiesa-McKennie në grup. Ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

Leave a Comment