Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ Franca mbyll me fitore ndaj Finlandës kualifikimet falë dyshes Benzema-Mbappe

Franca ka shënuar fitore ndaj Finlandës në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve me rezultat 2-0.

Kjo fitore vetëm e forcoi pozitën e parë për francezët, ndërsa më këtë rezultat e lanë Finlandën në vendin e tretë, pasi i dyti është zënë nga Ukraina.

Pjesa e parë nuk soli gola edhe pse të dy skuadrat kishin nga një rast.

Futja e Karim Benzema në lojë shtoi aksionet te Franca dhe goli erdhi në minutën e 66-të, kur Mbappe asistoi te ky i pari që shënoi për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë për francezët sërish me kombinimin e dyshes.

Kësaj radhe ishte Mbappe ai që shënoi pas asistimit të Benzema për 2-0.

Related posts

DJALI TENTOI TË SULMOJË MESSIN/ Ja çfarë ndodhi në klubin e natës në Ibiza (VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ “Mur” i pathyeshëm, portieri mohon golin për 14 orë dhe vendos REKORD

Isa.Autor

TRIUMFON NDAJ STUTTGARDIT/ “Bavarezët” i kundërpërgjigjen Dortmundit me “POKER”

Delo.autor

Leave a Comment