Bundesliga Futboll Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Si Salihamidzic largoi me sherr Flick nga Bayern Munich

Hansi Flik ishte një nga trajnerët më të suksesshëm në skuadrën e Bajernit. Për 18 muaj që drejtoi bavarezët, 56-vjeçari fitoi gjithçka duke përfshirë edhe tripletën.

Trajneri aktual i kombëtares gjermane është në rrugën e duhur edhe me “Pancerat”, duke regjistruar shtatë fitore në shtatë ndeshjen e para dhe duke siguruar edhe kualifikimin direkt për në Botërorin e ardhshëm. Kristian Falk, gazetari i njohur i “Bild” që mbulon kampionët, zbuloi një detaj të rëndësishëm për largimin e Flikut nga Mynihu në fund të sezonit të kaluar.

“Gjithçka nisi me “sherrin” që kishte me Salihamixhiçin. Keqkuptimet dhe idetë e ndryshme për merkaton bënë që marrëdhënia mes tyre të krisej”, shkruan Falk. Flik dhe Brazo kishin një marrëdhënie të mirë në fillim, por që më pas u prish për shkak të merkatos e cila kryhej nga Salihamixhiç pa marrë në konsideratë ish-trajnerin. Ky i fundit, i pakënaqur me situatën e krijuar në Mynih, vendosi t’i japë fund aventurës me Bajernin duke pritur largimin e Jogi Lëvit nga kombëtarja dhe për të nisur aty një aventurë të re.

Ndërkaq, Brazo vazhdon të qëndrojë si drejtor sportiv në klubin më të titulluar në Bundesligë. Ndërkohë që marrëdhënia mes tij dhe trajnerit të ri, Julian Nagelsman, duket se është e mirë edhe pse merkatoja mund t’i përçajë sërish dy drejtuesit kryesorë.

Related posts

“SAN SIRO NË FESTË”/ Inter – Cagliari, sulmuesi argjentinas shënon golin e parë (VIDEO)

Isa.Autor

TRONDITET MILANI/ INTERI tenton t’i rrëmbej lojtarin kryesor, ofron Brozovicin dhe…

Isa.Autor

SITUATË QESHARAKE NË KAMPIONATIN MAROKEN/ Futbollistët bëjnë ‘selfie’ si Balotelli, ja çfarë i ndodh pas festës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment