Futboll

Inter – Napoli, formacionet e mundshme të derbit të javës në Serie A

Interi dhe Napoli do të luajnë sot (e diel) në derbin e javës së 28-të në kampionatin italian.

Nerazzurët do të jenë nikoqir të napolitanëve në ndeshjen derbi të javës në Serie A, e cila zhvillohet në Giuseppe Meazza dhe pritet të filloj nga ora 20:45.

Skuadra e Luciano Spallettit vjen nga një fitore 2-0 ndaj Beneventos dhe dëshiron ta shfrytëzoj terrenin vendas për të marr fitoren e radhës ndaj Napolit.

Kjo fitore është shumë e rëndësishme për zikaltrit pasi duan të qëndrojnë në hap me Romën dhe Lazion për ta zënë një pozitën që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Interi e nisi  mirë kampionatin, por pastaj pati një  krizë! (Getty Images)

Në anën tjetër, skuadra e Murizio Sarrit vjen nga një humbje befasuese dhe e rëndë në shtëpi nga rivali Juventusi.

Kështu, napolitanët do të bëjnë çmos të marrin rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë për të mbetur në garë për titullin kampion.

Napoli janë lider dhe duan të luftojnë deri në fund për titull.

Spalleti në këtë ndeshje pritet të luaj me formacionin e tij më të mirë, ku ka vetëm një dilemë, të zgjedh me Rafinhas dhe Marcelo Brozovicit, me kroatin që është në avantazh.

Ndërsa, Sarri pritet ta konfirmojë formacionin e tij të përhershëm, me të cilin ka luajtur gjatë gjithë sezonit.

InterHandanovic; Cancelo, Skriniar, Miranda, D’Ambrosio; Vecino, Valero; Candreva, Brozovic, Perisic; Icardi. 

NapoliReina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Mario Rui; Allan, Jorginho, Hamsik; Callejon, Mertens, Insigne. 

Related posts

BOMBA E DITËS/ Transferimi i Higuain te Milani mund të DËSHTOJË, kjo është ARSYEJA…(FOTO)

Isa.Autor

LAJM I KEQ/ Përbindëshi i koronavirusit rikthehet për të trembur Milanin. Shfaqet rasti i parë pozitiv i 2022

Delo.autor

PAS SKANDALEVE/ Shtatë akuza për përdhunim, vjen lajmi i mirë për kampionin e Botës

Delo.autor

Leave a Comment