Futboll

Spalletti sulmon lojtarët pas barazimit me Napolin

Interi barazoi sërish 0-0 ndaj Napolit, duke bërë që të kaltrit të humbasin kreun e klasifikimit të Serisë A.

Trajneri i skuadrës milaneze, Luciano Spalletti, është i kënaqur nga ndeshja, duke u shprehur se ishte “e mirë në aspektin taktik”.

Por, kur u pyet për objektivat e skuadrës së tij, që tashmë ka dalë nga zona Champions, u shpreh me fjalë të ashpra për lojtarët që ka në dispozicion.

“Nuk kemi vazhdimësi. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë në ndeshjen e ardhshme. Nuk jam i bindur se Interi ka gjithë atë cilësi për të cilën flitet. Nëse një skuadër kërkon që të mbajë kundërshtarin të mbyllur në mbrojtje, duhet të ketë disa cilësi. Napoli i ka cilësitë. Ne nuk kemi luajtur ndonjëherë futboll fantastik”, deklaroi Spalletti.

Related posts

“NDËRHYRJE NË FORMACION? SA HERË MË DO QEJFI”/ Presidenti Halili: Nuk ka lindur ai burrë që…

Delo.autor

VJEN FTESA E RADHËS NGA EDY REJA/ Bëhet gati për ndeshjen ndaj Andorës titullari i Partizanit…

Delo.autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Milan refuzoi 100 milionë euro për yllin e sulmit, londinezët mbeten me “gisht në gojë”

F.autor

Leave a Comment