Futboll Kategoria Superiore Sport

SUPERIORE/ Dy ndeshjet e para të javës japin sinjale të qarta, hapet lufta për kreun dhe mbijetesën

Java e 13 e Abissnet Superiore ka nisur me dy sfida, rezultatet e të cilave kanë prodhuar dinamika interesante për ecurinë e mëtejshme të kampionatit.

Vllaznia ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme për luftën për titullin kampion, duke iu bashkuar Kukësit në vendin e dytë e duke ushtruar trysni ndaj verlindorëve e Tiranës kryesuese të cilët zbresin në fushë në ditët në vijim.

Ndërkohë, Skënderbeu nuk ka vazhduar momentin e mirë që po kalonte në kampionat e tani duhet të ketë kujdes edhe pas krahëve, pasi me tre pikët që siguroi sot Kastrioti ndaj Egnatias, i është afruar rrezikshëm edhe korçarëve në luftën për mbijetesë që duket shumë e ndezur.

JAVA 13
Të dielën
Kastrioti-Egnatia 1-0
Vllaznia-Skënderbeu 2-0

Të hënën
Teuta-Kukësi 16:45 (në “Elbasan Arena”)
Partizani-Dinamo 19:45 (në “Air Albania”)

Të martën
Laçi-Tirana 13:45

Related posts

Ylli i Premier League zbulon drogën në modë që përdorin lojtarët në Britani

Sadik.Autor

POLEMIKAT PËR LARGIMIN E MESSIT NGA BARCELONA/ “Goal” zbulon të vërtetën e madhe, ja e ardhmja e “Pleshtit”…

Delo.autor

​IKONA E FUTBOLLIT SHQIPTAR/ Lorik Cana shpërblehet me çmimin “O Sa Mirë Me Qenë Shqiptar” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment