Futboll Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ja kërkesa e pabesueshme që Spider-Man i bëri Mbappe-së (VIDEO)

Ka shumë zëra mbi të ardhmen e Kylian Mbappe, ylli i PSG-së, kontrata e të cilti skadon në fundin e sezonit dhe për të cilin interesohet Real Madrid.

Në këtë situatë ka dashur të ndërhyjë edhe Spider-Man, ose më saktë, aktori i njohur Tom Holland që interpreton personazhin e Marvel në kinema.

Duke folur për LADbible, Holland ka zbuluar se ka provuar ta bindë Mbappe të nënshkruajë për Tottenham.

“Kam qenë i pranishëm në ceremoninë për Topin e Artë 2021. I kam njohur të gjithë, edhe Messi-n me Mbappe-në”, ka thënë aktori i njohur.

“Duhet të them se ka qenë fantastike dhe kur kam parë Mbappe jam prezantuar dhe e kam përshëndetur. Duhet të them se ka qenë shumë i sjellshëm dhe i kam thënë: ‘Ej, mik, duhet të vish te Tottenham’. Ai ka shpërthyer në të qeshura…”.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Pogba sulmon shtypin anglez

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Përfundon pjesa e parë LAÇI – MOLDE, ja kush kualifikohet

Isa.Autor

“FARAONI” DREJT LARGIMIT NGA ROMA/ El Shaarawy do të firmos me klubin Kinez, ja përfitimet

Delo.autor

Leave a Comment