Futboll

Gazetarja e provokon me pyetjen, trajneri i Napolit pa edukatë: Ik p*rdhu!

Maurizio Sarri nuk e ka përmbajtur dot veten në fund të takimit të zhvilluar në “San Siro” me Interin, ndeshje që u mbyll në barazim pa gola, duke mos i shërbyer asnjë prej ekipeve.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, një gazetare i drejtoi një pyetje korrekte, por reagimi i trajnerin të Napolit ishte vërtet befasues.

“E teproj nëse them se këtë mbrëmje çështja e titullit është kompromentuar?”, pyeti gazetarja sportive.

Por përgjigjja që i erdhi nga trajneri i Napolit shkoi përtej normave etike.

“Je grua, je bukuroshe, e për këto dy motive nuk do të të thosha ik pi*dhu”.

Një reagim aspak i hijshëm i një trajneri futbolli, aq më tepër e një skuadre që pretendon titullin kampion në elitën e futbollit italian, Serie A.

Image

Related posts

Chelsea gati 80 milionë paund për mbrojtësin e Napolit

Isa.Autor

ZYRTARIZOHET TRAJNERI I RI/ Ja zëvendësuesi i Benitez për stolin tek Newcastle

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Barcelona me mision të pamundur në Paris, kërkon përsëritjen e mrekullisë së 2017

Delo.autor

Leave a Comment