Futboll Sport

E BUJSHME/ Ndërlikohet operacioni për Juventus, ja sa kërkon Manchester United për Martial…

Një nga emrat që është lakuar ditët e fundit për sulmin e Juventusit, se mund të vijë në janar, është ai i Anthony Martial, i lindur më 1995 dhe në pronësi të Manchester United. Siç dihet, bardhezinjtë duan ta përforcojnë repartin ofensiv, por aksionet ekonomike do të luajnë një rol të rëndësishëm në zgjedhjen dhe negociatat eventuale.

Për këtë arsye, shpjegon “Mirror”, pista e Martial për Juventusin është veçanërisht e ndërlikuar. Është e vërtetë që francezi ka kërkuar të largohet nga Manchesteri në këtë seancë të merkatos, por “Djajtë e Kuq” duket se janë të gatshëm ta lënë të largohet vetëm përgjithmonë dhe jo në formë huazimi. Për kartonin e sulmuesit, shifra e raportuar nga tabloidi anglez është 34 milionë euro. Ndoshta shumë për momentin aktual financiar të Juventusit.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një krosimi nga Silva, Gabriel Jesus ndëshkon për Manchester City-n (VIDEO)

Delo.autor

Vidal pjesë e marrëveshjes së kalimit të Griezmannit në Barcelonë

Q.Autor

Shënon gol në sekondat e fundit, feston siç nuk keni parë kurrë

Q.Autor

Leave a Comment