Futboll Ligue 1 Sport

PSG NË QENDËR TË KRITIKAVE/ Shtypi francez fundos Messi-n me shokë: shpëton vetëm njëri nga pesëshja e artë

Në Francë, pavarësisht kryesimit bindës në kampionat, PSG është gjithmonë në qendër të kritikave. Footmercato ka analizuar rendimentin e pesë goditjeve të parisienëve në merkaton e verës, duke nënvizuar se askush nuk po jep atë që pritej, për arsye të ndryshme.

Për Achraf Hakimi: “Pas një fillimi të mirë të sezonit, prej disa javësh po shkëlqen më pak. Duket ndryshe dhe mangësitë e tij në mbrojtje janë të qarta. Kalon shumë kohë duke telefonuar, por pa marrë përgjigje”.

Për Georginio Wijnaldum: “Duket se ka humbur rrugën. Përtej dygolëshit kundër Leipzig, nuk ka numra të rëndësishëm dhe ka më keq: aventura e tij parisiene mund të mbyllet para kohe. Thuhet se do të kthehet në Angli për të luajtur me Arsenal-in”.

Për Sergio Ramos: “Numrat e tij (duke përfshirë edhe kartonin e kuq brenda 4 minutash në ndeshjen e fundit) janë një katastrofë. Nuk mund të bëjë më keq se kaq në fazën e dytë të sezonit”.

Për Lionel Messi: “Është e qartë se nuk ndihet në shtëpi dhe nuk ka suksesin që shpresonte. Ka shumë pak peshë në lojën e skuadrës”.

Për Gianluigi Donnarumma: “Nuk ka shumë për të kritikuar. Duhet të merret me Keylor për shkak të një trajneri që refuzon të përcaktojë një hierarki të qartë. Nuk ka bërë gabime”.

Related posts

E PABESUESHME/ Portieri bën PRITJEN heroike në minutën e 92’, shikoni çfarë KAOSI ndodh!

Isa.Autor

Juventus zyrtarizon blerjen e brazilianit për 40 milion euro

Sadik.Autor

Ciro Immobile, romantik në rrugët e Milanos

Sadik.Autor

Leave a Comment