Futboll Sport

U LARGUA NJË JAVË MË PARË NGA PARTIZANI/ Daja merr detyrën e re. Ja kush është skuadra që do të drejtojë…

Lamtumira nga Partizani nuk do të mbajë për shumë kohë larg fushave të gjelbra trajnerin Ilir Daja. Tekniku pritet të zyrtarizohet që në ditët e para të janarit në një detyrë të re.

Sipas “Koha Ditore”, tekniku kryeqytetas do të vazhdojë karrierën e tij në pankinë në kampionatin kosovar. Atij i është ofruar mundësia që të marrë drejtimin e skuadrës së Ballkanit, e cila pak kohë më parë ndau rrugët me trajnerin Bekim Isufi.

Ballkani aktualisht mban vendin e tretë në renditjen e kampionatit me 33 pikë, vetëm 2 më pak se Gjilani kryesues.

Skuadra e Suharekës lufton prej disa sezonesh për titullin kampion, por nuk ia ka dalë të triumfojë në sezonet e kaluara, teksa shpreson që një gjë të tillë ta bëjë pikërisht me Dajën, i cili ka qenë mjaft i suksesshëm në karrierën e tij duke fituar tituj me Elbasanin, Dinamon e Skënderbeun.

Related posts

LIVE/ Teuta-Kamza: Starton pjesa e dytë, Shkëmbi hedh në fushë “bomberin” Latif (VIDEO)

Delo.autor

Higuain ironizon Real Madridin: Nuk mund të isha në një klub më të mirë se Juventusi

Q.Autor

POLEMIKAT E MERKATOS TEK JUVENTUS/ Vjen vendimi i papritur për të ardhmen e yllit Demiral

Delo.autor

Leave a Comment