Futboll Sport

ORËT VENDIMTARE PËR BAJRAMIN/ Klubi i Serisë A shumë pranë marrëveshjes për fantazistin kuqezi

Sasuolo del zbuluar për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, i cili është dhe i preferuari i trajnerit Dionisi që e ka stërvitur tek Empoli.

Drejtuesit emilianë kërkojnë zëvendësuesin e Xhuriçiç i cili pritet të lërë Sasuolon dhe trekuartisti shqiptar cilësohet si ideal në skemat e Dionisit.

Klubi tjetër i cili po kërkon me ngulm Bajramin është Kaljari, i cili pret të mbledhë milionat e Nandezit për një goditje në merkato, por për momentin pista e Sardenjës duket se nuk e ka “ngrohur” lojtarin.

Related posts

MILANI SHPALL RAIOLËN “NON GRATA”/ Mbrojtësi kuqezi diskuton vetë rinovimin

Delo.autor

MOTO GP/ Marquez “garon me veten”, dominon në Aragon dhe prenoton titullin

Delo.autor

TALENTI BRAZILIAN I FLAMENGOS/ Shihni super talentin 12-vjeçar që po çmend gjithë botën e futbollit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment