Futboll Premier League Sport

REZULTATE NEGATIVE/ Manchester United në vështirësi, Ronaldo do të largohet me një kusht

Sezoni i Manchester United nuk po shkon ashtu si duhet.

Djajtë e Kuq janë jashtë luftës për titull dhe larg zonës Champions League. Një situatë kjo që ka zhgënjyer shumë Cristiano Ronaldo-n, i cili shpresonte që gjërat të shkonin më mirë pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer.

Sipas ElNacional.cat, nëse United nuk do ta mbyllë sezonin mes katër të parave, Ronaldo do të largohet.

Portali iberik ka shkruar se lojtari i ka kërkuar Jorge Mendes që të fillojë të kërkojë një skuadër të re të mundshme, duke parë se as ai dhe as familja e tij nuk janë të kënaqur me jetën që bëjnë në Manchester.

Në Old Trafford nuk do të donin ta humbnin Ronaldo-n dhe shpresojnë ta bindin që të qëndronte, por nuk do ta pengonin largimin e tij të mundshëm. Në rast se do të ndodhë, United do të kërkonte 15 milionë euro për transferimin.

Skuadra e parë në listë që do të provonte ta merrte portugezin do të ishte PSG, duke parë se Nasser Al-Khelaïfi do të donte ta bashkonte me Messi-n pas largimit të Mbappe.

Related posts

LOJTARI I Atletico Madrid I JEP FUND BEQARISË/ Martohet me vajzën e futbollistit të njohur (FOTO)

F.autor

E RËNDË/ Dhunohet vajza e trajnerit të njohur italian (ARSYEJA)

F.autor

Chelsea hyn fuqishëm në merkato, 56 milionë euro për Alex Sandro

Q.Autor

Leave a Comment