Futboll Shqipëri Sport

“LEGJEONARËT”/ Super gol ndaj rivalëve, mesfushori i Shpresave nuk ndalet në Angli (VIDEO)

Mesfushori i përfaqësueses Shpresa, Anis Mehmeti, ka filluar vitin si një protagonist me skuadrën e Uajkomb, ky ai është kthyer në një titullar të padiskutueshëm duke kthyer ekipin në pretendent për ngjitjen në kategori.

Në ndeshjen e Ligës së Parë angleze mes Uajkomb dhe Sandërlend, ai ka gjetur golin në minutën e 13 të duelit, duke barazuar përkohësisht duelin në shifrat 1-1. Futbollisti mori topin në kufijtë e zonës dhe lëshoi një gjuajtje të pakapshme për portierin kundërshtar.

Ndeshja përfundoi me shifrat 3-3 dhe nuk ndryshoi pozitat e të dy skuadrave, pasi Sandërlend mbetet në vendin e dytë me 50 pikë, ndërsa Uajkomb në të tretin me 46 pikë. Për Mehmetin ky është goli i katërt i këtij sezoni, ndërsa ka dhënë edhe një asist.

VIDEO

Related posts

E PABESUESHME/ Luanin për mbijetesë, dy ish-sulmuesit e Superiores protagonistë me gol në Azerbajxhan (VIDEO)

Delo.autor

Memphis Depay i hap derën kalimit në Serie A tek Milan

Sadik.Autor

STADIUMI I RI I EGNATIAS/ Shikoni pamjen që ka marrë fusha pas mbjelljes së barit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment