Futboll Sport

MIQËSORE/ Tirana mposhtin kryesuesit e Kategorisë së Parë

Skuadra e Tiranës ka zhvilluar sot një miqësore për të parë gjendjen e futbollistëve pas disa ditëve stërvitje intensive, ndërsa e ndan një javë nga rifillimi i kampionatit ku do të synojë të ruajë vendin e parë në klasifikim. Bardheblutë kanë një duel të vështirë ndaj Vllaznisë ndjekëse e për këtë arsye, edhe kundërshtari në miqësore ka qenë një emër impenjativ, pasi bëhej fjalë për Bylisin që kryeson Kategorinë e Parë.

Megjithatë, bardheblutë kanë treguar se nuk kanë ulur aspak ritmin në krahasim me periudhën para pauzës për festat, të mbyllur më së miri me atë sukses në derbi. Ata shfaqën një lojë më të mirë së ballshiotët dhe gjetën 4 herë rrugën e rrjetës me Danso, Gjumsi, Seferi e Beshiraj.

Më ndërrimet e shumta në të dy skuadrat, ritmi i lojës ra dhe në minuta e fundit Bylisi ia doli të shënonte dy herë me anë të Spahiut dhe Shkrelit, për të vulosur rezultatin 4-2 për Tiranën.

Related posts

SAMPDORIA-MILAN/ “Vendasit” kalojnë në avantazh, shënon Defrel

Delo.autor

TËRMETI/ Kitanoovski nuk pranon të kthehet tek Kukësi: Mbajini dhe pagën nuk kthehem më!

Delo.autor

BUNDESLIGA 2 NË FUSHË/ Ja si do të luhet futboll në kohë pandemie (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment