Futboll Sport

U DËMTUA RËNDË NDAJ KASTRIOTIT/ Reagon lojtari i Erzenit: Mirënjohës stafit mjekësor

Erzeni luajti një miqësore kundër Kastriotit në kuadër të përgatitjeve për fillimin e kampionatit. Megjithatë jo gjithçka shkoi mirë në këtë ndeshje.

Lojtari i Erzenit, Ersil Ymeri u dëmtua pas një përplasjeje të frikshme me portierin Sali. Futbollisti u transportua në spitalin e Traumës, por tani është në gjendje të mirë. Për këtë ndodhi ka reaguar vetë lojtari nëpërmjet rrjetit social “Facebook”.

Ai falënderon të gjithë stafin dhe mjekët për devotshmërinë dhe përkrahjen që i dhanë në atë moment të vështirë për të.

Falenderues Zotit mbi te gjitha 🙏🏻
Faleminderit dhe mirnjohes stafit mjekesor te KS Kastrioti , faleminderit Stafit mjekesor te ekipit tim KF Erzeni faleminderit cunave te ekipit, stafit drejtues faleminderit Shef Fundim Dollaku per interesimin e vazhdushem ndaj meje , Faleminderit stafit mjekesor tek Spitali Traumes per profesionalizmin dhe gatishmerine e treguar ndaj meje dhe cdo personi te cilet jan te shumte qe me telefonuan pas incidentit ne ndeshjen miqesore ndaj Kastriotit.
Ju faleminderit te gjitheve me gjithe zemer.
Gjendja ime eshte e mire dhe se shpejti perseri ne fushe

Related posts

NASER ALIJI LË PAS PROBLEMET FAMILJARE/ Firmos me ekipin ku u bë legjendë Demollari

Isa.Autor

Messi dhe Antonela, bashkë me këngëtaren ndërkombëtare në Ibiza

Isa.Autor

KRISJE TEK KAMPIONËT E EUROPËS/ Van Dijk grindet me trajnerin Klopp, ja shkaku befasues

Delo.autor

Leave a Comment