Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Goditja e madhe e Partizanit, zgjidh problemin e golit me kthimin e një bomberi

Klubi i Partizanit është gati që të bëjë një goditje të madhe për të zgjidhur problemet që ka me golin në këto edicione të fundit. Të kuqve u ka munguar një njeri-gol dhe me sa duket drejtuesit kanë identifikuar emrin e duhur që do t’i garantojë gola dhe të zgjidh këtë mungesë që ka shqetësuar jo pak kampin e kuq.

Panorama Sport ka mësuar nga burime pranë klubit të kuq se ka kontakte konkrete mes Partizanit dhe Vasil Shkurtajt, sulmues i cili në Superiore ka veshur me sukses fanellën e Luftëtarit dhe të Kukësit. Shkurtaj dëshiron të largohet nga Kina ku ka luajtur në dy edicionet e fundit dhe të kthehet përsëri në elitën e futbollit shqiptar.

Ndaj mes palëve ka pasur kontakte gjithnjë e më të shpeshta kohët e fundit, duke gjetur një akord paraprak që mund të finalizohet shumë shpejt dhe të kthejë Shkurtajn si protagonist në elitën e futbollit shqiptar.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Ancelotti: Jeta e njerzve mbi gjithçka, tani futbolli llogaritet zero!

Delo.autor

“E DI SE NUK DO TË…”/ Boateng zyrtarizon kalimin te Barcelona me këto fjalë

Delo.autor

EDY REJA THA SE GREZDA NUK E PRANOI FTESËN/ Reagon sulmuesi i Kombëtares: Për korrektësi më duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment