Futboll Sport

MOMENTI EPIK/ Shikoni si gjyqtari i “dogji” golin Milanit dhe më pas kërkoi falje… (VIDEO)

Një moment epik u regjistrua në minutën e 92-të të sfidës, Milan-Specia, ku protagonist u bë gjyqtari Serra, që me vendimin e tij të nxituar, i “dogji” golin e fitores kuqezinjve të Piolit.

Teksa Milani po sulmonte, një nga futbollistët e Specias, shkaktoi faull në hyrje të zonës ndaj Rebiç, gjyqtari në këto moment, nuk lejoi avantazhin, duke i fryrë bilbilit, teksa topi shkoi te Mesias, që e shndërroi në gol, por goli nuk vlejti pasi gjyqtari e kishte dhënë vendimin e tij për faull jashtë zonës. Ky vendim tërboi futbollistët e Milanit.

Rebiç & CO e rrethuan menjëherë Serrën, teksa ky i fundit e kuptoi gabimin, duke kërkuar ndjesë, por vendimi ishte marrë dhe nuk mund të kthehej pas. Në video shihet edhe Rebiç, teksa e përqafon gjyqtarin, duke i vendosur duart në fytyrë.

Related posts

KRITIKON ASHPËR NEYMAR/ Legjenda braziliane: Ai është i mbivlerësuar, nuk i meriton paratë e PSG

Delo.autor

SHKËLQIMI DHE RËNIA E NJË FUTBOLLISTI/ Balotelli drejt Ligës së Tretë spanjolle

F.autor

INTER NË KRIZË REZULTATESH/ Fati i Contes varet në sfidën ndaj Sasuolos, ja çfarë ndodh nëse humbet…

Delo.autor

Leave a Comment