Futboll Sport

PRANË LARGIMIT/ Lideri i mbrojtjes së Interit është i sakrifikuari nga drejtuesit zikaltër

Ndërsa të shumta janë afrimet që kërkon Interi, nuk ngelen pas edhe futbollistët të cilët janë me valixhe në duar.

Përveç atyre në skadencë kontrate, i sakrifikuari pritet të jetë Stefan de Vraj, nga largimi i të cilit zikaltrit duan të përfitojnë rreth 25 milionë euro.

Në radhë për mbrojtësin është Antonio Konte dhe Totenhemi i tij, që prej kohësh kanë shfaqur interesimin e tyre, një interesim ndaj të cilit holandezi dhe agjenti i tij Mino Raiola nuk kanë qëndruar indiferentë.

Në merkaton e verës, në rast të një oferte të tillë Interi nuk do të bëjë rezistencë, aq më tepër nëse merr parasysh se transferimi i De Vrajit ka ardhur me parametër zero.

Related posts

ATLETICO BILBAO-BARCELONA/ Leo Messi rikthehet titullar në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“DUA TË JEM SHISHJA ATY POSHTË…”/ Boateng provokon ish-gruan e tij

F.autor

TIRANA-VLLAZNIA/ Luhet super përballja në “Selman Stërmasi”, ka mungesa të rëndësishme

Delo.autor

Leave a Comment