Futboll

Southampton kontakton ish-trajnerin e AC Milan…

Ashtu si raporton faqja italiane në internet “SportItalia”, bordi drejtues i Southampton, ka kontaktuar ish-trajnerin e AC Milan, Fiorentina dhe Torino, Sinisa Mihajlovic, për t’i propozuar postin e trajnerit, që ka mbetur vakant pas shkarkimit të Mauricio Pellegrino, mbrëmjen e kaluar.

46-vjeçari argjentinas u shkarkua nga “shenjtorët” pasi mori vetëm 28 pikë në 30 ndeshjet e Premier League, duke e lënë këtë ekip në luftën për “mbijetesë”, krejtësisht larg paraqitjeve të sezonit të kaluar, kur u rendit në vendin e tetë me trajnerin francez Claude Puel në stol.

Image result for mihajlovic

Në 24 orët e fundit kanë qarkulluar disa emra si zëvendësuesit e mundshëm të Pellegrino, mes të cilëve ish-trajneri i Stoke City, Mark Hughes dhe Marco Silva i Watford, por flitet se objektivi kryesor i Southampton është Sinisa Mihajlovic.

Ish-mesfushori i Inter dhe Lazio ka drejtuar shtatë skuadra që kur u tërhoq nga futbolli në vitin 2008. 49-vjeçari ishte trajneri i Torino deri në muajin janar, por u shkarkua pas humbjes kundër Juventus në Kupën e Italisë. Deri para 18 muajsh ai ishte në krye të Milan në “San Siro”.

Related posts

Reali në alarm, Manchester United shumë afër blerjes së yllit të ekipit

Sadik.Autor

VIJON FORMËN FANTASTIKE NË TURQI/ Gol dhe karton të kuq, super Muriqi (VIDEO)

Delo.autor

AJAX – BAYERN MUNICH/ Të dy skuadrat në “LUFTË” për fitore (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

Leave a Comment