Futboll Sport

“NE JEMI AKOMA TË INTERESUAR”/ Klopp për 19-vjeçarin: Do të ishte një çmenduri nëse do të hiqnim dorë

Jurgen Klopp ka thënë se Liverpool-i do të ishte “i çmendur” nëse do të hiqte dorë nga blerja e yllit të Fulham-it, Fabio Carvalho, pasi tentativa për ta marrë në ditën e fundit të merkatos ka dështuar.

Të Kuqtë kanë kërkuar ta marrin 19-vjeçarin, kontrata e të cilit skadon në verë, për 8 milionë sterlina, por operacioni nuk është realizuar.

“Ne jemi akoma të interesuar, do të ishim të çmendur po të mos ishim. Ishte vonë, merkato u mbyll, nuk arritëm ta merrnim. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Klopp.

Trajneri i Fulham-it, Marco Silva, ka thënë se Carvalho është shumë i lumtur te Fulham, pavarësisht se operacioni nuk u realizuar.

Ish-lojtari i Benfica-s ka shënuar 7 gola në 16 ndeshje të luajtura në këtë sezon dhe do të kishte qëndruar te skuadra e Championship i huazuar deri në fund të sezonit edhe nëse Të Kuqtë do ta kishin mbyllur operacionin me sukses.

Related posts

GJENDET SOZIA E SALAH/ Janë si dy pika ujë, vështirë ta dalloni (FOTO)

Sadik.Autor

Grupi i “zjarrit”, Spanja bën llogari edhe… eliminimin. Ja shanset e “furisë së kuqe” sipas rregullores

Sadik.Autor

PORTIERI ALISSON ASISTE SA YLLI STERLING/ Ja 10 statistikat më të “çmendura” të sezonin 2019-2020

Delo.autor

Leave a Comment