Futboll Kategoria Superiore Sport

RENDITJA E SUPERIORES/ Laçi konfirmohet skuadra anti-Tirana, fitorja e Kastriotit ndez garën për mbijetesë

Java e 19-të e Kategorisë Superiore, mbyll me 2 sfidat e ditës së sotme, të cilat startuan në orën 13:45. Edhe në këtë javë nuk munguan surprizat! Laçi duket se do të jetë skuadra anti-Tirana, në luftën për titull, teksa fitorja e Kastriotit ndaj Dinamos, e ka bërë më interesante fundin e tabelës.

Bardheblutë e Orges Shehit kryesojnë me 43 pikë, pas tyre vijnë kurbinasit me 37 pikë, teksa Kukësi, pas fitores me Egnatias, është ngjitur në kuotën e 34 pikëve. Një humbje e hidhur për Vllazninë, që duket se i ka nxjerrë nga gara për titull, shkodranët e Brdariç.

Partizani dhe Teuta janë pozicionuar në mesin e artë të renditjes, ndërkohë që Dinamo, Skënderbeu, Egnatia dhe Kastrioti do të luftojnë deri në fund për mbijetesën.

REZULTATET:

DJE:

Kastrioti-Dinamo 2-0

Tirana-Skënderbeu 3-2

Teuta-Partizani 0-4

SOT:

Egnatia-Kukësi 0-2

Laçi-Vllaznia 1-0

Related posts

TRAJNERI I WEST HAM/ Manual Pellegrini: Yaya është një lojtar i madh, por nuk…

Isa.Autor

NDODH EDHE KJO/ Blerja e re e EVERTONIT prezantohet me sloganin e LIVERPOOLIT (FOTO)

Isa.Autor

GJYKATA SPORTIVE MERR VENDIMIN/ Ja dënimet që marrin 2 lojtarët e Milan-it Ante Rebic dhe Donnarumma…

Delo.autor

Leave a Comment