Futboll

Rodriguez mbron Messin: Me Argjentinën për dashuri, i mungon vetëm Botërori

Miq prej një jete në kombëtare të bashkuar nga fati i përbashkët për të ngritur sa më parë në qiell Kupën e Botës. Objektivi në Rusi është fiksuar, Maxi Rodriguez dhe Lionel Messi duan të hakmerren pas Botërorit të fundit të dështuar në fianel kundër Gjermanisë. Kupa e ngritur në qiell do të fuste në mënyrë të menjëhershme Messin në Olimpin e Perëndive të futbollit. I intervistuar nga “CodigoPoker”, mesfushori i Penarol, jo më pak se ish-futbollisti i Liverpool dhe Atletico Madrid, Rodriguez doli në mbrojtje të Pleshtit.

Rezultate imazhesh për maxi rodriguez leo messi

“Leo ka dhënë gjithmonë gjithçka për fanellën e përfaqësueses së Argjentinës. Ai është i qetë sepse di gjithçka që ka bërë. Botërori është e vetmja gjë që i mungon, do të doja t’ja dhuroja. Është e vështirë të dalësh kundër Messit, është më i miri në botë. Mund të luash ndeshje të mira ose të këqija, por kur luan për kombëtaren, atëherë e bën për dashurinë e fanellës. Të dëgjosh himnin në fushë është maksimumi, të vijnë në mendje shumë gjëra. Leo dëshiron të jetë kampion, po aq sa ata që qëndrojnë në tribunë, apo që ndjekin përfaqësuesen nga televizori”, deklaroi Maxi Rodriguez në mbrojtje të Leo Messi.

Related posts

PUNIMET NË “ARENA KOMBËTARE”/ Armand Duka: Gabuam me parashikimin në qershor, por shpresoj ta kemi gati në…

Delo.autor

E BUJSHME/ Çmimet e Globe Soccer për drejtorin sportiv të vitit, Tare një nga pesë kandidatët

Delo.autor

MOVIOLA E VLLAZNIA-PARTIZANI/ Ndeshja pa raste të dyshimta, arbitri s’ka nevojë për VAR (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment