Futboll Seria A Sport

NUK BËN PJESË NË PLANET E INZAGHIT/ Mbrojtësi i Interit tregon dobësi, alternativa vjen nga… Torino

Stefan de Vraj po tregon momente të shumta dobësie gjatë këtij sezoni dhe tek Interi e kanë kuptuar këtë.

Mbrojtësi holandez, që edhe në derbi nuk arriti të markonte si duhet Zhirunë, është prej kohësh jashtë orbitës Inter, me zëra të shumtë që e largojnë nga skuadra dhe e afrojnë me Totenhemin, zëra që duket se e kanë shpërqendruar 30-vjeçarin.

Por, ndërsa vetëm në mars do të bëhet vlerësimi nga klubi zikaltër, janë pikërisht këta të fundit që janë futur në garë për Bremerin, brazilianin e Torinos për të cilin janë në gjendje të duelojnë edhe me Juven.

Mbrojtësi sapo ka rinovuar, por Interi nuk do të heqë dorë dhe do ta tentojë atë në merkaton e verës

Related posts

HISTORIKE/ E ARDHMJA DUKET “DRITË”: Kosova U17 avancon në “Elite Raund”

Isa.Autor

NDJEN MUNGESËN E RIVALIT TË PËRJETSHËM/ Messi: Me të, “El Clasico” ishte…

Delo.autor

BASAKSEHIR-MANCHESTER UNITED/ Solskjaer ul shumë yje në stol në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment