Futboll Kategoria Superiore Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Katër skuadra mbeten në garë, ja plani për sfidat gjysmëfinale…

Kupa e Shqipërisë tashmë ka katër gjysmëfinalistet e saj, të cilat mbeten në garë për triumfin në këtë aktivitet e sigurisht edhe për një vend në Europë. Një aktivitet që merr rëndësi shumë të veçantë për disa skuadra që janë mbrapa në renditjen e kampionatit dhe që e shohin këtë turne si “justifikimin” e një sezoni që nuk ka shkuar ashtu siç pritej për ta.

Vetëm Laçi është në garë edhe për Superioren, edhe për Kupën mes skuadrave të cilat kanë mbetur në këtë turne, pasi Vllaznia, Partizani dhe Teuta janë aktualisht larg kreut dhe duket e vështirë që të rikuperojnë aq pikë sa të kërcënojnë Tiranën. Ndaj për ta Kupa merr një vlerë shumë të veçantë.

Megjithatë, për të mësuar se si do të jenë kryqëzimet e ardhshme në rrugën deri në finale, duhet pritur muaji mars, pasi atëherë parashikohet që të hidhet shorti, pak javë para ndeshjeve të para gjysmëfinale. Sipas kalendarit të sezonit të FSHF-së, ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 30 marsl dhe me 13 prill, për të përcaktuar më pas ekipet që do të shkojnë në finalen e madhe të majit.

Related posts

VARSHAVA I PËRULET MUÇIT/ “Dopieta” e tij tërbon Emery dhe heroin e Argjentinës. Më i miri në fushë, e vlerëson edhe UEFA

F.autor

CHAMPIONS/ Bayern dhe super Lewa bëjnë detyrën, Manchester United kualifikohet falë dyshes CR7-Sancho

Delo.autor

SHPRESON QË JUVENTUSI TË KRYEJË DETYRËN/ Donnarumma synon objektivin: Të shikojmë te vetvetja dhe të shohim

Delo.autor

Leave a Comment