Futboll

Presidenti hyri në fushë me armë në brez, PAOK-u rrezikon dënimin

Shoqata e Klubeve Europiane bëri të ditur gjithashtu se pezullimi do të mbetet në fuqi deri në nje vendim të dytë.
PAOK-ut i jepet masa e parë ndëshkuese për ngjarjet e ndodhura në minutat e fundit të sfidës me AEK-un, kur pronari i skuadrës Ivan Savidis hyri në fushën e lojës me armë në brez.

Ndërkohë, gjatë javës së ardhshme do të mblidhet edhe Komisioni i Disiplinës i UEFA-s për të diskutuar incidentet e dhunshme që kanë ndodhur kohët e fundit në futbollin europian. Por jo vetëm kaq, pasi mësohet se do të zhvillohet edhe një takim me drejtuesit e Federatave angleze, franceze e greke, të cilave UEFA do t’u kërkojë marrjen e masave ndëshkuese drastike

Bordi Ekzekutiv i Shoqatës së Klubeve Europiane të futbollit (ECA) vendosi në mënyrë unanime që të pezullojë menjëherë klubin grek nga aktivitetet, vendim që u mor në bazë të statuteve të saj./ TCH

Related posts

SFIDA FINALE CHAMPIONS NË MADRID/ Konfirmojnë testet mjekësore, rikthehet nga dëmtimi ylli i Tottenham…

Delo.autor

E ARDHMJA E MESFUSHORIT VIDAL/ Barcelona merr vendimin përfundimtar

Delo.autor

ANKTH TEK KOMBËTARJA E SPANJËS/ Mesfushori i Barcelonës rezulton pozitiv me COVID-19 dhe plasin polemikat për…

Delo.autor

Leave a Comment