Futboll Sport

CHAMPIONS/ Villareal “fik” Bayernin, Benzema me dopietë ndaj Chelseat. Realit “i peshon” fanella në Londër

Sapo përfunduan pjesët e para të çerekfinaleve të Champions League.

Real Madrid po fiton 0-2 në Londër ndaj Chelseat. Takimi u zhbllokua pas 20 minutash lojë. Vinicius krosoi për Benzeman, me sulmuesin francez që mjaft mirë me kokë mposht Mendyn. I dyti mban firmën e Benzema, një gol pak a shumë identik me të parin për mënyrën sesi u shënua, por me një ndryshim, pasi assistin e dha Modric. 34 vjeçari edhe këtë herë tregohet i saktë me kokë në minutën e 24-të. Për të shkurtuar diferencat mendon Havertz (41).

Surprizë në Spanjë. Villareal po triumfon 1-0 ndaj Bayern Munchen. Avantazhi i ekipit të verdhë do vinte pas vetëm 8 minutash, me Danjuman. Festa e skuadrës së Emery do ishte tejet e madhe pas “rrjetës” së dytë të Coquelin, por sipas VAR, kemi të bëjmë pozicion jashtë lojë. Ekipi i Nagelsmann duket totalisht “i fikur”, teksa në 45 minutat e para nuk regjistron asnjë gjuajtje në portë.

Related posts

MERKATO NUK KA MBARUAR/ Por Ronaldo fokusohet tek Juventus, ja mesazhi i tij… (FOTO)

Delo.autor

HELENI SPEKTAKOLAR/ INTERI në gjurmët e talentit grek të Panathinaikosit

Isa.Autor

FLET PËR SYNIMET TIJ NË TË ARDHMEN/ Ancelotti: Napoli ka një projekt fitues, është afër…

Delo.autor

Leave a Comment