Futboll Seria A Sport

PAMJET/ Rikthehen pas 3 vitesh në Serinë A! Festë brenda dhe jashtë fushe për skuadrën e…

Leçe zyrtarisht është rikthyer në Serinë A pas tre vitesh mungesë!

Klubi nga Pulja ka arritur të ngrejë trofeun e Serisë B menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit në ndeshjen e fituar në stadiumin “Via del Mare”, ndaj Pordenones me rezultatin minimal 1-0.

Entuziazmi nuk ishte vetëm në fushën e blertë, por edhe në sheshet e qytetit ku tifozët menjëherë vërshuan duke ndarë emocionet me njëri-tjetrin.

Ka festë edhe për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Kastriot Dermakun, i cili rikthehet në elitën e futbollit italian pas eksperiencës që ka pasur me ekipin e Parmës.

Leçe e mbylli kampionatin në vendin e parë në kuotën e 71 pikëve, duke koleksionuar në 38 ndeshje, 19 fitore, 14 barazime dhe 5 humbje me një golavarazh 59-31.

Leçe rikthehet në Serinë A pas tre vitesh, ekzaktësisht që në sezonin 2019/2020, ku e përfundoi kampionatin në vendin e 18 me 35 pikë të grumbulluara.

VIDEO

Related posts

NUK MUNGON “PREDHA” E ASANIT NDAJ POLONISË/ UEFA hap votimin për golin më të bukur të javës

F.autor

I MJAFTUAN VETËM 244 NDESHJE/ Haland arrin 200 gola më shpejt se Messi dhe Ronaldo

F.autor

TRAJNERI TUCHEL DREJT LARGIMIT NGA PSG/ Tekniku gjerman nis bisedimet me klubin e madh…

Delo.autor

Leave a Comment