Futboll Sport

DORËZOHET BARCELONA/ Mesfushori i katalanasve drejt transferimit në Angli

Mançester Junajtid duket se është më pranë se kurrë goditjes së parë të kësaj merkatoje. “Djajtë e Kuq” bëhen gati që të firmosin me mesfushorin holandez, Frenki De Jong.

Barcelona duket se është dorëzuar për ta mbajtur holandezin më shumë në skuadër, me katalanasit që priten të bien dakord me ofertën e radhës nga Junajtid që do të jetë rreth 65 milionë euro.

Siç bënë me dije “Sky Sports UK”, të dyja klubet kanë rënë në një marrëveshje për transferimin e mesfushorit drejt Anglisë dhe pse në fillim kjo nuk ishte dëshira e tij.

Tashmë ai pritet që të bashkohet me ish-trajnerin e tij te Ajaksi, Erik Ten Hag, me këtë të fundit që e vendosi si objektiv kryesor De Jongun.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Sulmuesi Sadiku: Në Spanjë COVID-19 nuk u mor seriozisht, unë dhe të tjerët talleshin në…

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Ish trajneri i Interit: Ekipi im synon “Kampionatin Europian” dhe “Botërorin”

Isa.Autor

“KUQEZINJTË” I SHPALLIN “LUFTË” LIVERPOOL/ Maldini kërkon të marrë shërbimet për yllin francez…

Delo.autor

Leave a Comment