Futboll Sport

TAKIME GJATË JAVËS/ Milani kontakton me Totenhemin për futbollistin 23-vjeçar

Sipas raportimeve të “Sportitalia”, javën e ardhshme priten kontakte të reja mes Milanit dhe Totenhemit për 23-vjeçarin, Zhapet Tanganganë. Takimi do të shërbejë për të kuptuar mundësinë e afrimit të mbrojtësit te kuqezinjtë me formulën e huazimit me të drejtë blerje.

Për momentin “Spurs”-at nuk duken të prirur për të pranuar një transferim të tillë, për shkak edhe të interesimit në rritje që po shfaqin klube të tjera. Kjo konfirmohet edhe nga zërat se për Tanganganë interesohen Valencia e Gatuzos, Napoli dhe Njukasëlli që gjithmonë është gati të bëjë goditje falë parave që zotërojnë pronarët e rinj.

Të gjitha këto klube do të ishin të gatshme të bënin ofertë për një transferim të përhershëm ose në çdo rast të vendosnin detyrimin për blerje. Me pak fjalë, nëse kuqezinjtë dëshirojnë Tanganga, ata do të duhet të bëjnë një investim për ta blerë menjëherë.

Related posts

MARADONA SËRISH NË SPITAL/ Sulmon ashpër vajzat e tij: Isha duke vdekur kurse ato blinin apartamente në…

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Tirana, Çinari kërcënon portën e Tiranës. Çfarë ka ndërhyrje ka bërë Hoxhallari

Delo.autor

“DUHET TË LARGOHET ME…”/ Terry dënon veprimin e portierit të Chelseat

Delo.autor

Leave a Comment