Futboll Sport

ALARMOHET REALI I MADRIDIT/ Vinicius dëmton Benzemanë në stërvitje dhe…

Reali i Madridit shpreson në golat e kapitenit Karim Benzema.

BEN

Francezi ishte lokomotiva e Realit në sezonin e kaluar me 44 gola në 46 takime të zhvilluara.

Numri nëntë i Madridit ka vetëm pak ditë që i është bashkuar skuadrës në stërvitje, pasi trajneri Ançeloti i pati dhënë disa ditë më shumë pushim.

 

 

Por francezi ka trembur jo pak Realin në seancën e fundit stërvitore para miqësores së radhës në SHBA, kundër Klub Amerikës në San Francisko.

Kapiteni ka marrë një goditje të fortë në kavilje nga Vinicius, duke alarmuar të gjithë. Kujdes, nuk bëhet fjalë për Vinicius Zhunior, shokun e repartit.

Këtë dëmtimin kapitenit ia ka bërë “dhuratë” braziliani tjetër, mbrojtësi Vincius Tobias.

Seancat stërvitore janë kthyer në një test për të gjithë te Reali dhe çdo lojtar kërkon të bindë trajnerin Ançeloti se është i denjë për këtë klub. Por serioziteti në ndërhyrje ka kaluar disi dhe caqet.

Pas goditjes së fortë të marrë në kavilje, Benzema ka ndërprerë menjëherë stërvitjen.

Më pas francezi i është bashkuar sërish ekipit, por duke u sforcuar, derisa e ka ndërprerë përfundimisht.

Për momentin prania e tij në takimin ndaj Klub Amerikës mbetet në mëdyshje.

Related posts

PAMJET/ Harbohet Samuel Eto, shihni si feston pasi u zgjodh si president federate

Delo.autor

E ARDHMJA E MAURICIO SARRIT/ Zidane zbulon tre kushtet themelore për klubin e Chelseat (FOTO)

Delo.autor

THUMBA ISH EKIPIT/ Ronaldo provokon KEQ Real Madridin pas humbjes ndaj CSKA-së

Isa.Autor

Leave a Comment