Futboll Sport

E BUJSHME/ Humbje dhe mërzi me tifozët e Totenhemit, Antonio Konte drejt dorëheqjes

Katërmbëdhjetë ndeshje nga të cilat katër humbje. Situata në kampionat nuk është nga më të mirat, e për më tepër tifozët kanë rezerva për lojën e Totenhemit.

Në këto kushte mund të vijë edhe divorci me Antonio Konten pas vetëm një viti bashkëpunim, e pavarësisht se klubi ka synim të ushtrojë të drejtën e rinovimit për kontratën, që skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Sidoqoftë, tekniku italian nuk duket edhe aq i prirur për të vijuar karrierën në Londër. Qëllimet e tij ai i shfaqi në konferencën që pasoi humbjen e fundjavës nga Liverpuli.

“Mendoj se gjithmonë duhet të tregojmë respekt të madh për tifozët që paguajnë biletën. Por nëse më pyesni nëse jam i zhgënjyer, duhet të them po.

Pas një viti ne kemi bërë shumë përmirësime, por nëse dikush mendon se jemi gati për të fituar trofe e ka gabim. Jemi ende shumë larg nga skuadrat më të forta.

Të gjithë duhet të kuptojnë se duhet kohë dhe durim. Ndryshe humbasin pasionin dhe entuziazmin që janë karburanti im.

Nëse ka, në rregull, anasjelltas do ta përfundojmë këtë sezon dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Related posts

Formacionet zyrtare: Inter – Lazio

Q.Autor

MESSI NUK MORI GJITHÇKA ME VETE/ Zbulohet trofeu që la në dollapin e tij te Barcelona

Delo.autor

NUK E “UL HUNDËN” PARA PIRLOS/ Nesta: Çfarë ndihmësi, dua të jem trajner i parë!

Delo.autor

Leave a Comment