Futboll

Florentino Perez e takon babanë e Neymarit

Dëshira e Real Madridit për ta transferuar Neymarin është duke u bërë shumë e qartë në vendlindjen e vet lojtarit, në Brazil, ku mediat janë duke raportuar për detaje rreth një takimi mes babait dhe agjentit të lojtarit, Neymar Sr. dhe presidentit të gjigantit spanjoll, Florentino Perezit.

Neymar Sr. ditë më parë deklaroi se e ardhmja e birit të tij është në Paris me Paris Saint-Germainin, dhe duket se kjo deklaratë ka ardhur pas takimit që ai ka pasur me Madridin.

Mediumi brazilian UOL raporton se u mbajt javën e kaluar dhe u diskutua për mënyrën e transferimit të Neymarit në Real.

Megjithatë, besohet se është e pamundur që të bindet PSG-ja për ta shitur yllin kryesor të skuadrës dhe se edhe nga pikëpamja ekonomike një marrëveshje e tillë është e paarritshme për Real Madridin.

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË/ Zbulohen çiftet e turit të dytë, dy përballje mes ekipeve të Superiores

Delo.autor

U SHTY PËR SHKAK TË COVID-19/ UEFA merr vendimin zyrtar për ndeshjen Tottenham-Reins. Ekipi e Contes rrezikon…

Delo.autor

KËRKOHET NGA GJIGANTËT ITALIAN/ Cavani zbulon klubin për sezonin e ri, ja vendimi i tij

Delo.autor

Leave a Comment