Futboll

“Më mungon t’i mbath këpucët e futbollit dhe të luaj”

Francesco Totti e pranon se gjëja që i mungon më së shumti është t’i mbath këpucët e futbollit dhe të luajë, megjithëse thotë të jetë i lumtur me rolin e ri te Roma.

Legjenda e Romës u pensionua nga futbolli në fund të sezonit të kaluar dhe tani punon si drejt sportiv përkrah drejtorit sportiv, Monchi.

Sot, ai ka folur për fazën zyrtare të Serisë A në Facebook rreth klubit dhe qytetit të Romës.

“Roma është qyteti më i bukur në botë”, ka thënë Totti.

“E përjetoj çdo ditë, jo për 360 shkallë por e di se mund të gjesh gjithçka në çdo vend në Romë”, shtoi ai,

Ai ka folur edhe për atë që i mungon më së shumti, futbollin.

“Gjëja që më mungon më së shumti është t’i mbath këpucët futbollit, por jam më fat që jetoj në një mënyrë tjetër sikur të isha futbollist. Ndodhem në zhveshtore, në fushë, flas me trajnerin dhe marr pjesë në seanca stërvitore parasezonale. Ndryshimi i vetëm është se nuk ndërrohem dhe s’i mbath këpucët e futbollit”, ka theksuar Totti.

Related posts

E PABESUESHME/ Liverpool gjunjëzohet nga një futbollist i vetëm, Watkins show në 45 minutat e para (VIDEO)

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Njihuni me yllin e ardhshëm të La Ligas, ja goli rekord i 18-vjeçarit (VIDEO)

Delo.autor

Kukësi i pandalshëm në merkato/ Verilindorët janë gati të rrëmbëje “yllin” tjetër të Kamzës 

Sadik.Autor

Leave a Comment