Futboll Sport

THYEN ÇDO REKORD/ Premier League “mbretëresha” e merkatos, shifra të frikshme

Premier League nuk njeh limite, thyen një tjetër rekord në tregun e transferimeve, këtë herë në janar. 922 milionë euro kanë shpenzuar ekipet angleze vetëm gjatë merkatos së dimrit, 275 milionë euro investuan vetëm në ditën e fundit, ku një peshë të madhe në këtë mban transferimi i Enzo Hernandez për 121 milionë euro.

Sezonin e fundit, Premier League shpenzoi në total 2,8 miliardë euro, ndërsa këtë sezon kanë shpenzuar 3,17 miliardë euro. Vetëm Chelsea shpenzoi në këtë merkato janari 326 milionë euro, më shumë se sa kanë shpenzuar të gjithë ekipet së bashku në Bundesligë, La Liga, Serie A dhe Ligue 1.

Chelsa

Sipas përllogaritje, klubet e Premier League kanë shpenzuar afro 83% më shumë këtë janar, se sa rekordi që ishte në 2018 me 150 milionë euro shpenzime. “Mbretëresha” e merkatos është Chelsea, ndërsa Fernandez rekordmeni i ri. Me 121 milionë euro, mesfushori argjentinas bëhet transferimi i 6-të me i shtrenjtë në historinë e futbollit.

Related posts

FORMULA 1/ Hamilton: Kjo ishte gara më e keqe, gomat kushtëzuan gjithçka

Sadik.Autor

Tre pikë larg Europa League, Fiorentina pret Interin në fortesën “Artemio Franchi”

Q.Autor

International Cup/ Fitojnë Juventus dhe Liverpool, zhgënjejnë Man City e Bayern (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment