Futboll Sport

ATALANTA THYEN ROMËN/ Ndizet gara në Serie A, 6 ekipe për 3 vende në Champios

Serie A futet në një fazë shumë të nxehtë, ku pas javës së 31-të ekipet ribëjnë edhe një herë llogaritë pasi ndryshon konfigurimi i skuadrave që synojnë një vend në Champions League. Gjashtë ekipe janë në garë për tre vende në Champions, vetëm Napoli e ka të sigurt. Fitorja e fundit e Atalanta-s përballe Romës trazon edhe një herë kartat pasi ekipi i Mourinho-s e sheh veten përkohësisht jashtë, me Milanin që ngjitet në vendin e katërt me 56 pikë, po aq sa edhe Roma.

Në Bergamo, ekipi i Gasperinit zhvilloi një sfidë perfekte, në minutën e 39-të kaluan në avantazh fal një goditje të bukur nga Pasalic. Në minutën e 74-të ishte Toloi që dërgoi shifrat në 2-0. Roma u rikthye në lojë në minutën e 83-të teksa Pellegrini ngushtoi shifrat në 2-1, por festa zgjati vetëm një minutë pasi Atalanta përfitoi nga një gafë e portierit Rui Patricio duke sigluar shifrat në 3-1. Atalanta feston për këtë sukses që i vendos në vendin e 7-të në kuotën e 52 pikëve, por vetëm katër pikë larg Milan dhe Romës, këto dy ekipet do të përballen ndërmjet tyre në javën e 32-të të Serie A.

Related posts

TRONDITET KOMBËTARJA/ Ndërron jetë në moshën 66 vjeçare ish futbollisti (FOTO)

Delo.autor

Formacionet zyrtare/ Lëv vendos Rojsin titullar, ja si rreshtohen Gjermania e Suedia

Sadik.Autor

“AI KA QENË I RESPEKTUESHËM”/ Mino Raiola reagon: Kritikat ndaj Pogba janë të…

Delo.autor

Leave a Comment