Futboll Sport

RËNIE DRASTIKE/ Përgjysmohet kartoni i Vlahovic, shpresa e fundit mbetet…Tuchel

Jo vetëm Allegri, në shtëpinë e Juves ka shumë dyshime në lidhje me sezonin e ri. Një temë shumë e nxehtë është edhe e ardhmja e Dusan Vlahovic. Klubi torinez investoi 80 milionë euro për ta marrë nga Fiorentina, por rendimenti i sulmuesit serb ka lënë shumë për të dëshiruar. Në 42 ndeshje, Vlahovic ka shënuar vetëm 14 gola.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” do ta linin të lirë me kënaqësi, për më tepër tani, në këto kushte të vështira, por problemi është që vlera e tij e kartonin ka rënë ndjeshëm.

Vlahovic

Oferta e fundit konkrete ka ardhur nga Bayern Munich, por oferta e gjermanëve ishte shumë e ulët, 50 milionë euro. Pavarësisht se oferta u refuzua nga Juventus, palët kanë mbajtur ende kontakte ndërmjet tyre pasi Thomas Tuchel insiston për ta transferuar në Mynih.

Related posts

MBYLLET JAVA E 11 NË SUPERIORE/ Komandon Partizani, 7 ekipe e ndjekin me vetëm 5 pikë diferencë. Zhyten Luftëtari e Flamurtari (RENDITJA)

Delo.autor

GUARDIOLA DREJT LARGIMIT/ Manchester City gati zëvendësuesin për drejtimin e skuadrës, ja emri

Delo.autor

FORMULA 1/ Verstappen: Titulli nuk u vendos në një garë, kam bërë një sezon fantastik

Delo.autor

Leave a Comment