Futboll Sport

PROJEKT “GALAKTIKËSH”/ Kane-Bellingham, Reali fiksohet pas anglezëve. Perez shënjestron edhe yllin e Chelsea

Në Madrid, presidenti Perez dhe stafi i tij po përgatiten për të ndërtuar Realin e së ardhmes. Prioriteti kryesor i është gjetja e një sulmuesi të ri, por në Spanjë sjellin jo një por dy emra. Nuk ndryshon asgjë në lidhje me Harry Kane, është ai në majën e listës së dëshirave, por rreth sulmuesit anglez ka risi në negociata.Reali ka gati 80 milionë euro për Tottenham, për të blerë kartonin, ndërsa së fundmi është bindur edhe Kane i cili ka dhënë dritën jeshile që të negociojnë me “gjelat”. Aprovimi i kapitenit të përfaqësueses angleze ia bënë më të lehtë këtë tratative presidentit Perez. Jo vetëm Harry Kane, Reali kërkon të afrojë në Madrid edhe sulmuesin e Chelsea, Kai Havertz. Në të njëjtën kohë është e mbyllur pista Jude Bellingham. Talenti britanik po kërkon një shtëpi në Madrid ndërsa zyrtarizimi është thjesht çështje kohe.

Related posts

Brazili një “bunker” për titullin, 15 ndeshja pa pësuar nën drejtimin e Tites

Sadik.Autor

NBA/ LeBron James paralajmëron rivalët: Sezonin tjetër, Lakers më të fortë se këtë vit

Delo.autor

Balaj është rikthyer/ Mesazh Panuccit, jam gati

Sadik.Autor

Leave a Comment