Futboll Sport

ZYRTARE/ Harry Kane te Bayern Munich, prezantohet “bomberi” anglez, zbulohet numri dhe detajet e transferimit

Më në fund, tifozët e Bayern Munich kanë një arsye për të festuar: Harry Kane është zyrtarisht një futbollist i Bayern, me klubin gjerman që ka njoftuar jo vetëm arritjen e marrëveshjes, por kanë bërë publike edhe detajet e transferimit. Harry Kane do të mbajë në Mynih fanellën më numrin 9-të. Kane ka firmosur një kontratë 4-vjeçare, deri në 2027, nga ku do të përfitojë 20 milionë euro në sezon.

Me 280 gola në 435 ndeshje, Harry Kane largohet nga ishulli, nga Tottenham si golashënuesi më i mirë në historinë e “gjelave”, por për fat të keq largohet me xhepat bosh, pa asnjë trofe. Kane u shndërrua në lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Bayern Munich, afro 120 milionë euro i kushtojë klubit kartoni i kapitenit të Anglisë, 100 milionë euro kesh, plus 20 milionë euro të tjera të lidhura me paraqitjet e tij.

Related posts

“AI ËSHTË LOJTAR I RËNDËSISHËM PËR NE”/ Alisson paralajmëron kundërshtarët: Salah është i uritur…

Delo.autor

TRAGJEDI NË SPANJË/ Rrëzimi i reklamës i merr jetën tifozit, një tjetër në gjendje të rëndë

Delo.autor

TIRANA NIS “REVOLUCIONIN” NGA “THEMELET”/ Bardheblutë kanë edhe një sponsor të ri… teknik

Delo.autor

Leave a Comment