Futboll

“Ç’janë këto deklarata?” Figo kritikon André Gomes

Luis Figo, ish-lojtar i Real Madridit dhe i Barcelonës, ​​ndër të tjera, nuk donte të shmangte polemikat e ngritura rreth deklaratave më të fundit të bëra nga André Gomes, mesfushori portugez i katalanasve. Për më tepër, Luis Figo kritikoi André Gomes, bashkatdhetarin e tij, që bën të tilla deklarata. Luis Figo, i cili doli nga “dera e pasme” e Barcelonës dhe kurrë nuk është pranuar më mirë në këtë klub, nuk e kupton arsyen e deklaratave të André Gomes, pasi u ankua për vërshëllimat që ai kishte marrë në “Camp Nou”: “Çdo profesionist duhet të përballojë kritikat dhe lavdërimet, kjo është pjesë e punës tonë.

 

Ju duhet të dini se si të merreni me të dyja”. Luis Figo i cili e di shumë mirë se çfarë është “Camp Nou”, vërshëllimat e tij, pasi ai e ka përjetuar në “mishin” e vet, ndonëse ka veshur edhe fanellën e Real Madridit. Ai këmbënguli se “të gjithë kalojnë momente delikate në karrierën e tyre, ka gjithmonë ulje dhe ngritje. Gjëja më e rëndësishme është që të kesh personalitet dhe karakter për t’i kapërcyer ato momente”.
Në këtë kuptim, Luis Figo i tha André Gomes se “nuk është e këndshme të kalosh momente të mungesës së besimit, por është më e rëndësishme të kesh personalitet të mjaftueshëm për t’u përballur me gjithçka”.

Related posts

PARTIZANI-TIRANA/ Mbrojtësi Doka: Është një ndeshje e rëndësishme në futbollin shqiptar, ja pse fitojnë “Bardheblutë”

Delo.autor

MENDON PËR TË ARDHMEN/ PSG mbulon me ar mesfushorin Kessie, zbulohet shifra e çmendur”

Delo.autor

Ish-lojtari bavarez kryqëzon Ozilin: Si një bretkosë e vdekur në fushë, s’e ka vendin…

Isa.Autor

Leave a Comment