Futboll Sport

ZYRTARE/ Redi Kasa firmos në Slloveni, sulmuesi shqiptar gati për përvojën e re

Redi Kasa është bashkuar me skuadrën e Olimpija Ljubljana në Slloveni. Sulmuesi shqiptar, i cili vjen nga radhët e Egnatias u transferua te kjo skuadër, në formën e huazimit me të drejtë blerje.

Kasa, në edicionin që kaloi luajti 16 ndeshje në kampionat, ku shënoi edhe katër gola. 21-vjeçari ka kontribuar edhe për Fermana në Serie C, sakaq në Bullgari mbahet mend për përvojën te Septemvri Sofia, Tsarsko dhe Semptemvri.

“Redi Kasa, mirë se erdhe në Lubjanë! Sulmuesi 21-vjeçar vjen si huazim me opsion blerjeje. Së fundi, lojtar i KF Egnatia dhe në të kaluarën i Parmës, mund të luajë në majë të sulmit dhe në krahun e djathtë” – Shkruan klubi.

Related posts

E riktheu SKËNDERBEU pas dy vitesh, braziliani jo i gatshëm të luajë me korçarët

Isa.Autor

SERIA A/ Juventusi zbret në fushë sot, rruga drejtë titullit nis nga Udineze

F.autor

Rikthimi i bujshëm tek Juventusi/ Në mbrëmje BONUCCI takim special me Milanin

Isa.Autor

Leave a Comment