Futboll Sport

BIE REZISTENCA BULLGARE/ Shqipëria në avantazh pas shumë tentativash

Shqipëria 1-0 Bullgaria

Shqipëria po përballet me Bullgarinë, në “Air Albania”. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, për këtë takim miqësor. Ashtu siç pritej, trajneri i kuqezinjve Sylvinho ka bërë disa ndryshime. Shumë futbollistë do kenë mundësinë për të treguar veten, në një test si ky ndaj një ekipi si Bullgaria.

Vlen të theksojmë se për teknikun Sylvinho kjo është miqësorja e parë në pankinën e Shqipërisë, pasi deri më tani ka drejtuar skuadrën vetëm në ndeshje zyrtare.

Nëse atmosfera te ekipi jonë kombëtar është e mirë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për bullgarët. Këta të fundit, në kualifikueset e Euro 2024 kanë grumbulluar vetëm 2 pikë në 6 ndeshje.

Sa i takon prezencës në “Air Albania”, interesimi ka qenë i kënaqshëm, duke marrë parasysh faktin që bëhet fjalë thjeshtë për një miqësore.

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Ajeti, Balliu, Laçi, Asllani, Bajrami, Asani, Uzuni, Muçi

Bullgaria: Mitov, Petkov, Antov, A. Petkov, M. Petkov, L. Petkov, Gruev, Turitsov, Delev, Rusev, Despodov.

Minutë pas minute:

40- Gol Shqipëria. Laçi finalizon me sukses një aksion kuqezi. Më në fund vjen avantazhi.

22- Goditje nga larg e skuadrës së Krstajic. Gjithsesi, asnjë problem, qëndrore ishte gjuajtja.

20- Laçi tenton të depërtojë, kuptohet ideja e tij.

17- Ekipi i Sylvinhos mjaft i rrezikshëm nga krahët, mysafirët largojnë topin në këndore.

11- Ajeti provon me kokë, kërcënimi i parë serioz.

10- Minutat e para janë të qeta, vetëm qarkullim topi. Ekipet studiojnë njëra-tjetrën.

1- Nis ndeshja.

Related posts

LIVE/ Skënderbeu-Kukësi: Ka startuar super sfida në Korçë, tifozët injorojnë skuadrën

Isa.Autor

UDINESE-INTER/ Të dy ekipet kërkojnë fitore me çdo kusht, arsyeja… (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

U largua me bujë nga Kombëtarja/ “Tifozët Kuq e Zi” i tregojnë shkopin BEHRAMIT (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment