Futboll Sport

“GJELAT” KËNDOJNË NË KRYE/ Tottenham “pushton” Premier League, “poker” fitoresh (VIDEO)

Harry Kane është thjesht një kujtim. Në shtëpinë e Tottenham po përjetojnë një ëndërr të bukur, pas javës së 10-të, e shohin veten në krye të Premier League në kuotën e 26 pikëve, plus 5 nga Man.City. Së bashku me Arsenal janë dy ekipet e vetme në ishull që nuk njohin humbje. “Gjelat” triumfuan edhe në derbi kundër Crystal Palace, një sukses 1-2 që ndez edhe më shumë ambientin në Londër, ky duket sezoni ideal për të synuar gjëra të mëdha, prezenca në Champions League duke objektivi minimal.

Tottenham hasi vështirësi për të gjetur golin e avantazhit, u desh një devijim me fat në minutën e 53-të për të kaluar në avantazh. Më pas mendoi i përhershmi Son, me koreanin që po përjeton një moment magjik, ky ishte goli i tij i tetë këtë sezon, një më pak se Haaland. Me epërsinë e dygolave, Tottenham menaxhoi me qetësi pjesën e mbetur të sfidës, goli i Ayew në shtesë vlen thjesht për statistika, me “gjelat” që kompletojnë fitoren e tyre të katërt radhazi në Premier League.

Related posts

E RRALLË/ Shikoni si realizohen dy gola nga mesi i fushës brenda 90 sekondash (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ KUKËSI plas “bombën” e merkatos: “Rrëmben” ish-lojtarin e PARTIZANIT

Isa.Autor

Higuain kushton më shtrenjtë se titullarët e Napolit

Sadik.Autor

Leave a Comment