Futboll Sport

REI MANAJ “FIKSON” TURQIT/ Arda Turan kërkon bomberin kuqezi

Rey Manaj po shkëlqen në sezonin e parë në Turqi, ku deri më tani ka realizuar 16 gola. Paraqitjet e tij nuk kanë mbetur pa u vënë re, teksa së fundmi një klub ka shfaqur interesim për sulmuesin kuqezi.

Skuadra e sapo ngjitur në elitën turke, Ejupspor e pëlqen shumë lojtarin e Kombëtares dhe sipas “Ajansspor”, tashmë kanë nisur kontaktet mes meanxherit të Manaj dhe palës tjetër.

Drejtori i Ejupsorit, Arda Turan po identifikon profilet e duhura që mund të forcojnë skuadrën për sezonin tjetër dhe ylli kuqezi shihet si afrimi i duhur. Për momentin nuk mund të flitet për shifra pasi është ende herët, por ajo që mund të thuhet me siguri është se vera do të jetë e nxehtë për Manaj.

Related posts

LIVE/ Teuta-Flamurtari: Bushiç “nxjerr” me të kuq Franc Veliun, vlonjatët me 10 lojtarë në fushë (VIDEO)

Delo.autor

SPALLETTI “VË BAST”/ Ndeshja ndaj Tottenhamit do të jetë pikë kthese për INTERIN

Isa.Autor

Benatia: Juventusi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Q.Autor

Leave a Comment