Futboll Sport

ELEMINIMI NGA EUROPIANI/ Griezmann: Jemi të trishtuar, por nuk justifikohemi

Antoine Griezmann u shfaq i zhgënjyer pas eleminimit nga Europiani.

“Të gjithë jemi të zemëruar, të trishtuar sepse ky eliminim ishte një goditje e fortë për ne. Unë mendoj se ne ishim superiorë në gjithçka, në intensitet, në dëshirën për të luajtur bashkë. Por, ne nuk do ta kërkojmë një justifikim për këtë eliminim.

Kur erdha në fushën e lojës e fillova keq, u përpoqa të jap maksimumin tim, por me shumë ndryshime taktike dhe pozicione ishte pak e vështirë. Personalisht mendoj se na penalizoi se në këtë Europian ne humbëm shumë mundësi, shpërdoruam shumë dhe nuk ia dolëm që t’i përkthenim në gol. Rishikimi për të ardhmen? Tani është moment për pak pushim, pastaj do të nisim analizat tona” – tha Griezmann.

Related posts

PLAS TEK LIVERPOOLI/ Tifozët sulmojnë “egoistin” MANE, SALAH befason duke i…

Isa.Autor

SHQIPTARËT I BËHEN MAKTH/ Mesfushorin Papa shënon me roveshatë ndaj Krajovës (VIDEO)

Delo.autor

LIVERPOOL-MILAN/ Kapiteni Henderson: Një natë europiane në “Anfield” me tifozët, zbulova se…

Delo.autor

Leave a Comment