Albanian Stars

SKANDALI PRONAVE/ “E gjetëm me çmim të lirë”! Ja sa tokë blenë prindërit e Etrit Berishës në Lezhë

Prindërit e portierit të kombëtares shqiptare të futbollit Etrit Berisha janë pjesë e personave që kanë blerë tokë në zonën e quajtur “Rana e Hedhun” në Lezhë, për të cilën u arrestua kryebashkiaku Frrokaj dhe disa zyrtarë të tjerë.
Report Tv mëson se prindërit e Etrit Berishës ka blerë 400 metra tokë, ndërsa kur janë pyetur nga banorët e zonës kanë deklaruar se ‘E kemi gjetur me çmim të lirë’. Prindërit e Berishës kanë blerë tokën te ‘Rana e Hedhun’ nga personat që mendohet se i kanë tjetërsuar pronat.

Personat e akuzuar për falsifikim dhe tjetërsim të pronave kanë vepruar me shpejtësi duke e shitur me çmim më të lirë se të tregut. Ndërkohë që përpos 23 personave të përfshirë, ka edhe zyrtarë të tjerë për të cilët vijojnë hetimet.

Related posts

Gol dhe assist, Berisha shkëlqen në Australi (VIDEO)

Q.Autor

Zyrtare: Schalke e huazon Donis Avdijaj te skuadra holandeze

Q.Autor

Pagliuca: Strakosha në një nivel me Handanovic e Allison

Q.Autor

Leave a Comment