Futboll

Kombëtarja e Italisë / Di Biagio fokusohet te Chiesa, Balotelli duhet të presë

Rinovim po, revolucion jo. Të shtunën pasdite, Gigi Di Biagio, trajneri i përkohshëm i Italisë, pas shkarkimit të Giampiero Ventura, zyrtarisht do të nxjerrë emrat e skuadrës së tij të parë për dy miqësoret e fundit të marsit, kundër Argjentinës dhe Anglisë. Miqësore luksi, që kërkojnë përzierjen e duhur midis të rinjve dhe senatorëve. Kjo është arsyeja pse, sipas një raporti të “La Gazzetta dello Sport”, lista do të përmbajë ndër të tjera Gigi Buffon dhe Giorgio Chiellini, ndërsa nuk do të jenë Andrea Barzagli dhe Daniele De Rossi. Risia e madhe e listës pritet të jetë Evani, i ekipit U-21, ndërsa do të jetë thirrja e parë në ekipin kombëtar për Federico Chiesa dhe Lorenzo Pellegrini. Mario Balotelli do të duhet të presë me durim për rikthimin e tij. Në muajt e fundit, në fakt, Gigi Di Biagio e ka ndjekur me vëmendje të madhe atë, por në këtë moment do të preferojë të testojë emra të tjerë në sulm. Di Biagio duket se është gati të promovojë Cutrone e Milanin, një futbollist nën 21 vjeç. Italia e re, me pak fjalë, fillon nga këtu. Grumbullimi në “Coverciano” nis të hënën, më 19 mars, ndërsa Italia do të luajë të premten, më 23 mars, në Mançester, kundër Argjentinës, si dhe katër ditë më vonë do të shkojë në Londër, ku do të përballet me Anglinë.

Lista e pritshme
Portierë: Buffon, Donnarumma, Perin
Mbrojtës: Florenzi, Zappacosta, Spinazzola, Barreca, De Sciglio, Bonucci, Romagnoli, Chiellini, Rugani, Ferrari (Criscito)
Mesfushori: Pellegrini, Benassi, Jorginho, Verratti, Cristante, Bonaventura (Barella)
Sulmues: Chiesa, Verdi, Candreva, Immobile, Belotti, Insigne, Zaza (Cutrone)

Related posts

TOMORI “BLINDON” MESFUSHËN/ Afron në ekip ish-futbollistin e Kombëtares Shpresa…

Delo.autor

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Pogba drejt largimit nga Manchester United, ja pistat e mundshme…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Ylli i Serie A për COVID-19: Njerëzit s’e kuptojnë, është çmenduri, si film

Delo.autor

Leave a Comment